Infektuar: 35549
Shëruar: 21746
Vdekur: 939
Osmani kërkon përmirësim në respektimin e masave anti-COVID: Virusi është i rrezikshëm dhe i transmetueshëm

Osmani kërkon përmirësim në respektimin e masave anti-COVID: Virusi është i rrezikshëm dhe i transmetueshëm

Aktuale November 21, 2020 - 21:17

Ditën e sotme Kosova ka shënuar rekord në regjistrim të numrit të vdekjeve nga koronavirusi. Me 19 të vdekur dhe 711 raste të reja me COVID-19 brenda 24 orëve, vendi shënon një tjetër shifër shqetësuese të pandemisë.

Për këtë, përmes një postimi në “Twitter”, u.d. të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar si “të tmerrshme” këtë ditë dhe shifrat që u regjistruan.

“Në këtë ditë, vendi ynë ka regjistruar një tjetër shifër të tmerrshme. Sot, 19 familje u dhanë lamtumirën e fundit atyre që humbën luftën me pandeminë COVID-19", shkruan Osmani në postimin e saj.

Presidentja theksoi se virusi është i rrezikshëm.

“Virusi është i rrezikshëm, i shpejt dhe i transmetueshëm. Ne tashmë e dimë si vepron ky virus, t'i përmirësojmë sjelljet tona për t'i mbrojtur më të dashurit tanë. Mbani maskën dhe distancën”, shkruan Osmani./Zëri