Infektuar: 35549
Shëruar: 21746
Vdekur: 939
Sipas Zemajt, shkaku i pakujdesisë së qytetarëve po shtohen vdekjet e rastet me COVID-19

Sipas Zemajt, shkaku i pakujdesisë së qytetarëve po shtohen vdekjet e rastet me COVID-19

Aktuale November 21, 2020 - 19:19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar se shkaku i pakujdesisë së qytetarëve është shtuar dukshëm numri i vdekjeve dhe rasteve të reja me COVID-19 në vend.

Sipas tij, respektimi i masave anti-COVID nuk është në nivelin e duhur.

“Respektimi i masave për pengimin e përhapjes së virusit dhe luftimin e tij, nuk është në nivelin e duhur, sepse, rastet pozitive dhe rastet e vdekjeve po shtohen. Mos i jepni rast virusit. Ndryshoni sjelljen tuaj.

Numri i madh i personave me virusin Covid-19, dhe numri i madh i rasteve të vdekjeve, do shërbyer si sinjal i fuqishëm për pakujdesinë në shtetin tonw”, shkruan Zemaj në një postim në “Facebook”.

Ministri rikujtoi se për aq sa nuk janë në përdorim vaksinat kundër virusit, mënyra e vetme për t’u mbrojtur, është distanca, maska dhe higjiena.

Edhe në këtë postim, Zemaj kërkoi nga qytetarët zbatim të masave të dhëna.

“Zbatoni masat kundër virusit vdekjeprurës, ndryshe, numrat nuk do të ulën. Ndryshoni sjelljen tuaj, për ta ndryshuar gjendjen në Republikën tonë. Ndryshe, na presin sfidat edhe më të mëdha!

Barte maskën!

Ruaje distancën!

Mbaje higjienën!”./Zëri