Infektuar: 35549
Shëruar: 21746
Vdekur: 939
Kryeministri Hoti reagon për prishjen e rrjetit të energjisë elektrike në Prishtinë

Kryeministri Hoti reagon për prishjen e rrjetit të energjisë elektrike në Prishtinë

Aktuale November 21, 2020 - 19:11

Kryeminsitri i Kosovës, Abdullah Hoti, përmes një postimi në “Facebook”ka informuar për prishjen e cila ka shkaktuar mungesë të energjisë elektrike në disa pjesë të Prishtinës.

Hoti njoftoi se tashmë ekipet kanë dalë në terren dhe po punojnë në rregullimin e prishjes.

“Ekipet nga KOSTT-i dhe KEDS-i jane duke punuar për të rregulluar prishjen në rrjet, që ka shkaktuar mungesën e energjisë në një pjesë të Prishtinës dhe më gjerë”, shkruan Hoti.

Kryeministri gjithashtu theksoi se shumë shpejt do të kthehet furnizimi me energji elektrike.

“Sipas drejtorit të KOSTT-it dhe drejtorit të KEDS, të cilët janë në teren, shpejt do të evitohet kjo prishje dhe do të normalizohet furnizimi me energji”, thuhet në postimin e Hotit./Zëri