Infektuar: 35549
Shëruar: 21746
Vdekur: 939
Ahmeti përsëri me status në FB, kësaj here merret me shkyçjet e rrymës nga KEDS-i

Ahmeti përsëri me status në FB, kësaj here merret me shkyçjet e rrymës nga KEDS-i

Aktuale November 21, 2020 - 17:30

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur orarin e shkyçjes së rrymës nga KEDS-i në dy lagje të kësaj komune.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, Ahmeti ka thënë se “Mati 1” është shkyçje e planifikuar deri në ora 21:00, kurse në lagjen “Bregu i Diellit” stabilizimi pritet deri në orën 18:00.

“Sipas informatave nga KEDS, Mati 1 është shkyçje e planifikuar deri në 21 (por besojnë se deri në 19 lëshohet rryma) ndërsa në Breg të Diellit ka prishje që sipas KEDS është afër sanimit dhe pritet stabilizimi deri në 18:00”, ka shkruar ai. /Zëri