Infektuar: 35549
Shëruar: 21746
Vdekur: 939
Zemaj viziton QKUK-në, kërkon që pacientët të kenë trajtimin e duhur

Zemaj viziton QKUK-në, kërkon që pacientët të kenë trajtimin e duhur

Aktuale November 21, 2020 - 17:16

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë ditës së sotme ka vizituar klinikat e QKUK-së për të parë gjendjen sa i përket hapësirave dhe situatës me barna për trajtim të pacientëve me COVID-19.

Zemaj, në llogarinë e tij në “Facebook” bëri të ditur se QKUK-së ai e vizitoi së bashku me u.d drejtorin e SHSKUK-së, Saudin Maliqi.

Zemaj bëri të ditur se ka kërkuar nga personeli shëndetësor që pacientët të kenë trajtimin e duhur, të mos ketë mungesa të hapësirave, as barnat e Listës esenciale dhe atyre të protokolleve, oksigjeni dhe çdo gjë tjetër për trajtimin efikas të pacientëve.

Postimi i tij i plotë:

Së bashku me U.D. Drejtor i ShSKUK-së, dr. Saudin Maliqin, vizituam klinikat e QKUK-së për të parë gjendjen sa i përket hapësirave dhe situatës me barna për trajtim të pacientëve me Covid 19. Personeli shëndetësor, në çdo klinikë dhe spital, përkundër lodhjes dhe ngarkesave, janë në krye të detyrës.

Kërkova që pacientët të kenë trajtimin e duhur, të mos ketë mungesa, as të hapësirave, as barnat e Listës esenciale dhe atyre të protokolleve, oksigjeni dhe çdo gjë tjetër për trajtimin efikas të pacientëve.

Klinikat dhe spitalet janë të mbushura, personeli shëndetësor është tejet i angazhuar, por jeta e qytetarëve tanë është më e vlefshme se çdo gjë tjetër. Të gjithë së bashku duke ruajtur njeri-tjetrin, ruajmë familjet tona, sistemin shëndetësor dhe Republikën e Kosovës.

Bashkë ia dalim!