Infektuar: 35549
Shëruar: 21746
Vdekur: 939
Lajçak: Zgjidhja Kosovë-Serbi brenda muajsh - shkëmbimi i territoreve nuk diskutohet më

Lajçak: Zgjidhja Kosovë-Serbi brenda muajsh - shkëmbimi i territoreve nuk diskutohet më

Aktuale November 19, 2020 - 23:11

Miroslav Lajçak, përfaqësuesi special i BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë se është optimist për këtë dialog, pasi, sipas tij, dy palët janë të vetëdijshme për rëndësinë e dialogut.

Lajçak gjatë një video/telekonference, të cilën e organizoi universiteti "Johns Hopkins", tha se Kosova dhe Serbia po demonstrojnë përkushtimin e tyre dhe e kuptojnë se kjo është në interesin e tyre.

"Kur s'kishte dialog - kishte jostabilitet. Tani, kur dy palët bisedojnë, kjo krijon përshtypjen se gjërat janë nën kontroll. Po ashtu, dialogu nuk mund të anashkalohet. Të dy palët duan një të ardhme evropiane dhe e dinë se mënyra e vetme për ta bërë atë është përmes dialogut", tha Lajçaku, i cili përsëriti pritjen që Kosova dhe Serbia mund të arrijnë një marrëveshje mbi normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve në muajt e ardhshëm, shkruan Zëri i Amerikës në gjuhën serbo-kroate.

I pyetur se a mundet dhe si mund të gjendet një zgjidhje me pritjet e të dy palëve, ku Kosova kërkon njohjen reciproke, e Serbia kërkon se çfarë do të fitojë, Lajçaku tha se për zgjidhjen vendosin tri palë.

"Jam në kontakt të vazhdueshën me të gjithë, përfshirë edhe shtetet anëtare të BE-së sepse edhe ajo këtu ka fjalën e saj. Nuk duam të kemi humbës dhe fitues - sepse duam që të gjithë të jenë fitues", tha ai gjatë kësaj telekonference.

"Shkëmbimi i territoreve më nuk është temë e dialogut dhe kjo ishte një çështje që nxiti reagime negative në mbarë rajonin. Shumë thanë se kjo do të nënkuptonte hapjen e kutisë së Pandorës. Bashkimi Eveopian nuk pajtohet me filozofinë - çfarëdo që dakordohen palët duhet pranuar. Ne jemi mbrojtës të vlerave evropiane dhe zgjidhja duhet t'i afrojë dy palët dhe të jetë e pranueshme për BE-në. Zgjidhja duhet të jetë në frymën e shekullit 21, e jo te atij të 19. Po ashtu, ne s'mund ta duam zgjidhjen më shumë se vetë palët e përfshira", deklaroi Lajçaku, transmeton Zeri.info.

Zyrtari evropian përmendi edhe rolin e rëndësishëm të SHBA-së në këtë proces.

"Nuk do të ishim të suksesshëm pa partnerë. Shtetet e Bashkuara e kuptojnë se BE-ja është zgjidhja për të aedhmen dhe këtë e peomovojnë. Në dy vitet e fundit, ka pasur disa vështirësi në këtë, por tani me zgjedhjen e mundshme të Presidentit të parashikuar Biden - ne presim bashkëpunimin më të afërt për të mirën e njerëzve që jetojnë në Ballkanin Perëndimor", përfundoi Lajçaku. /Zëri