Infektuar: 35549
Shëruar: 21746
Vdekur: 939
Rrahje mes deputetëve të LDK-së dhe LVV-së në seancë

Rrahje mes deputetëve të LDK-së dhe LVV-së në seancë

Aktuale November 19, 2020 - 14:08

Me tensione është duke vazhduar seanca e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për të pagjeturit.

Derisa në foltore po fliste deputetja e LVV-së Saranda Bogujevci në sallën e Kuvendit janë përplasur deputetët e LDK-së dhe të LVV-së.

Ka qenë deputeti i LDK-së, Arben Gashi, i cili fillimisht ka pasur konflikt verbal me deputeten Mimoza Kusari.

Në përkrahje të Kusarit ka dalë deputeti i LVV-së, Hekuran Murati, i cili është përleshur fizikisht me deputetin Gashi, ku është përfshirë dhe deputeti Hajrulla Çeku.

Saranda Bogujevci e ka pasur të pamundur të flasë në foltore për shkak të Gashit e Kusarit, që po grindeshin duke u çuar madje edhe në këmbë e duke iu drejtuar njëri-tjetrit.

Deputetë të Vetëvendosjes më pas kanë tentuar të ndalin deputetin Gashi, ku shihet edhe përleshje fizike mes tyre.

Në këtë moment janë ndërprerë edhe pamjet e përleshjes nga seanca, e cila më parë u ndërpre nga nënkryetarja Nagavci, e cila e shtyu atë për në orën 15:30 për shkak të tensionimit të situatës në Kuvend. /Zëri