Takimi mes Osmanit e Hotit ka nisur

Takimi mes Osmanit e Hotit ka nisur

Aktuale November 09, 2020 - 10:13

10:15 / Takimi mes Vjosa Osmanit, u.d. e presidentit të Kosovës, dhe kryeministrit Avdullah Hotit është duke u zhvilluar aktualisht.

“Zëri” mëson se pas takimit nuk pritet konferencë, ndërsa do të lëshohet vetëm një komunikatë për media.


Sot takohen Osmani e Hoti

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, sot do të zhvillojë takim me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.

Ky takim vjen pas zhvillimeve të fundit, ku paraprijnë aktakuzat e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të lartë të UÇK-së, njëherësh figura politike me ndikim në vend, njofton “Klan Kosova”.

Po ashtu ky është takimi i parë i Vjosa Osmanit me kryeministrin Avdullah Hoti që nga marrja e timonit si ushtruese e detyrës së presidentes, pasi parapraku Hashim Thaçi dha dorëheqje.

Takimin me Hotin e kanë konfirmuar për “Klan Kosovën” nga zyra për media e Osmanit.