Hoti, sot në Samitin e Sofjes bashkë me Merkelin dhe Macronin
Aktuale
November 10, 2020 - 07:50
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot merr pjesë në Samitin e Sofjes – Vendet e Ballkanit Perëndimor 6, i cili është vazhdimësi e Procesit të Berlinit.
Pjesëmarrjen e Hotit në takimin që do të mbahet sot e kanë konfirmuar të hënën për “Zërin” nga Qeveria e Kosovës.
“Takimi do të mbahet sot. Kryeministri Hoti e ka konfirmuar pjesëmarrjen”, kanë thënë shkurt për “Zërin” nga zyra e kryeministrit Hoti.
Në Samitin e Sofjes marrin pjesë: kancelarja gjermane, Angela Merkel, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, komisionari i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, dhe burrështetas të tjerë të vendeve anëtare të BE-së. /Zëri