Haradinaj: Sllovenët si serbët, shumë shpejt do të vij në Prishtinë

Haradinaj: Sllovenët si serbët, shumë shpejt do të vij në Prishtinë

Aktuale qershor 17, 2015 - 15:19

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, thotë se vetëm është ndaluar në aeroport deri në shqyrtim të procedurave për një urdhër arresti të Serbisë i cili daton nga viti 2006.

Haradinaj shprehu mllefin ndaj autoriteteve sllovene duke i krahasuar këto autoritete me ato të serbisë.

“Në të gjitha aeroportet është pastruar ky fletëarrest, ndërsa vetëm në këtë të Lubjanës jo. Gjatë udhëtimit tim që pata kam kaluar nëpër disa aeroporte dhe në të gjithë është pastruar kjo histori. Po këta janë si ata, vëllezërit e tyre”, tha Haradinaj për KosovaPress.

Kreu i AAK-së do të qëndrojnë në aeroportin e Lubjanës edhe për disa orë, deri sa të përfundojnë të gjitha procedurat.

Ai, tha se tashmë ka humbur avionin dhe po pret një tjetër avion për t’u kthyer shpejt në Prishtinë.