Gjimnazi “Ahmet Gashi” në Prishtinë, kalon në mësim online – 24 të infektuar

Gjimnazi “Ahmet Gashi” në Prishtinë, kalon në mësim online – 24 të infektuar

Aktuale October 30, 2020 - 20:49

Gjimnazi i shkencave shoqërore “Ahmet Gashi” në Prishtinë ka bërë të ditur se deri më datën 13 nëntor do të mbajë mësim në distancë (online).

Kjo shkollë përmes një postimi në “Facebook”, ka njoftuar se pas testimit që iu ka bërë disa klasave dhe përsonelit mësimorë, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 17 nxënës, 7 mësimdhëmës dhe një punëtor teknik.

“Pas testimit që iu ka bërë disa klasave dhe personelit mësimor e teknik, me COVID-19 pozitiv kanë rezultuar 17 nxënës, 6 mësimdhënës dhe 1 punëtor teknik. Me rekomandimin e IKSHP-së , shkolla jonë kalon nga Skenari A në Skenarin C dhe nga data 30.10.2020 deri me datën 13.11.2020 mban mësim në distancë (online)”, thuhet në njoftim./Zëri

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë:

Kosova po kalon një situatë jo të lehtë për shkak të pandemisë,ashtu si e tërë bota,prandaj edhe sistemi i arsimit ka pengesa në përmbushjen e standardeve të mësimdhënies dhe mësimnxënies, gjegjësisht në përmbushjen e rezultateve të dëshiruara.

Edhe shkolla jonë po kalon nëpër të njëjtat vështirësi,mirëpo udhëheqja e shkollës,personeli arsimor dhe stafi teknik po mundohemi të bëjmë më të mirën e mundshme për t’a zhvilluar procesin mësimor.

Pas testimit që iu ka bërë disa klasave dhe personelit mësimor e teknik, me COVID-19 pozitiv kanë rezultuar 17 nxënës, 6 mësimdhënës dhe 1 punëtor teknik.

Me rekomandimin e IKSHP-së , shkolla jonë kalon nga Skenari A në Skenarin C dhe nga data 30.10.2020 deri me datën 13.11.2020 mban mësim në distancë (online).

Mësimi online për nxënës do të organizohet nga shkolla. Ora mësimore zgjat 40 minuta.

– Ndërrimi i parë fillon mësimin në ora 8:00 dhe mbaron në ora 12:30 ;

– Ndërrimi i dytë fillon mësimin në ora 13:00 dhe mbaron në ora 17:30.

Kujdestarët e klasave do t’ua dërgojnë klasave të tyre kodet dhe fjalëkalimet për kyçje në platformën Zoom.

Të gjithë nxënësit janë të obliguar që të qasen në mësim sipas orarit mësimor.

Nxënësit evidentohen nga mësimdhënësit!