Vushtrria organizon aktivitet për ndërgjegjësimin për kancerit të gjirit

Vushtrria organizon aktivitet për ndërgjegjësimin për kancerit të gjirit

Aktuale October 29, 2020 - 16:26

Duke qenë në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, komuna e Vushtrrisë, ditën e sotme, ka organizuar një aktivitet, për të rritur vëmendjen, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin ndaj kësaj sëmundjeje.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm Kryetari i komunës, Xhafer Tahiri si dhe Drejtoria e Shëndetësisë.

“Si çdo vit tjetër edhe këtë vit synimi kryesor i organizimit ishte shpërndarja e informacionit në lidhje me shëndetin publik, rritja e ndërgjegjësimit për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në gjithë botën si dhe në qytetin e Vushtrrisë”, thuhet në komunikatën për medie nga komuna.

Gjatë aktiviteti, njoftohet të jenë shpërndarë fletushka si dhe maska ngjyre rozë për të simbolizuar këtë muaj./Zëri