Nga sot Maqedonia e Veriut me masa të reja kundër COVID-19
Foto: Xinhua

Nga sot Maqedonia e Veriut me masa të reja kundër COVID-19

Aktuale October 29, 2020 - 16:13

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se që nga sot do të hyjnë në fuqi masat e reja shtrënguese kundër COVID-19 në Maqedoni të Veriut.

Pas miratimit të Ligjit për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse, maskat janë bërë të obligueshme në hapësira të mbyllura dhe publike. Në fuqi hyn është ndalesa për grumbullime pas orës 22:00, ndërsa ndalesa e vizitave familjare nuk është përfshirë në ligj.

Gjobat për mbajtjen e maskave ndaj personave fizikë do të jenë 20 euro, ndërsa 500 euro për personat juridikë.

Për mosvendosjen e maskave në veturë derisa shoferi nuk është me anëtarët e familjes, gjobat kundërvajtëse do të jenë nga 50 euro, ndërsa gjoba nga 500 euro në kundërvlerë dënarësh do të shqiptohen për grumbullime në kundërshtim me dispozitat ligjore.

Ndërkaq për objektet gastronomike të cilat nuk respektojnë masat, parashihet mbyllje e objektit prej 10 deri në 30 ditë.