Infektuar: 40117
Shëruar: 25586
Vdekur: 1026
Engel: Milosheviqi nuk më la të futem në Kosovë më 95-ën, unë nuk e lashë atë të futet pas të 99-ës

Engel: Milosheviqi nuk më la të futem në Kosovë më 95-ën, unë nuk e lashë atë të futet pas të 99-ës

Aktuale October 28, 2020 - 22:42

Ish-anëtari i Kongresit amerikan, përgjatë kohës sa Bill Clinton ishte president, Eliot Engel, ka rikujtuar kohën kur nuk u la të futet në Kosovë nga Milosheviqi më 1995-ën për të kryer funksione diplomatike.

I ftuar për intervistë nga Instituti për Studimin e të Drejtave të Njeriut në Nju Jork, Engel ka thënë se kishte parashikuar se një ditë Kosova do të çlirohet dhe nuk do jetë më prezenca e “kasapit ballkanas”, Slobodan Milosheviq.

“Në vitin 95 gjatë zgjedhjeve u thashë përfaqësuesve të mi se Milosheviqi nuk më lejoi të futem në Kosovë dhe u thashë atyre se do të vijë kohë kur nuk do ta lejoj të hyjë brenda”, deklaroi ai, shkruan "gazetaexpress".

Tutje, ai tregoi edhe për kujtimet që mban nga lufta në Kosovë e 1999-ës.

“Ende mbaj fotografi të njerëzve të vdekur në Kosovë, në mënyrë që të përkujtoj se ne e parandaluam një gjenocid”, shtoi ai.