Komuna e Prishtinës me 800 raste aktive, kufizimi i orarit pa ndonjë efekt

Komuna e Prishtinës me 800 raste aktive, kufizimi i orarit pa ndonjë efekt

Aktuale October 27, 2020 - 07:51

Komuna e Prishtinës vazhdon të përballet me numrin më të lartë të rasteve të reja me sëmundjen e infeksionit.

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi, ka thënë se aktualisht në kryeqytet janë 800 raste aktive me koronavirus.

Megjithatë, Gashi ka përjashtuar mundësinë e një mbylljeje totale në Prishtinë, duke thënë se kufizimi i orarit të lëvizjes nuk ka sjellë ndonjë rezultat të madh në të kaluarën.

Ndryshe, sot ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj do të ketë një takim me kryetarin Shpend Ahmeti për të diskutuar në lidhje me gjendjen aktuale me koronavirus në kryeqytet.

Që nga shpërthimi i epidemisë në muajin mars e deri më tash në Komunën e Prishtinës janë konfirmuar 5.860 raste me koronavirus, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 80 persona.