Kryetari i Rahovecit flet për historinë e përdorimit të gjuhës bullgare në këtë qytet

Kryetari i Rahovecit flet për historinë e përdorimit të gjuhës bullgare në këtë qytet

Aktuale October 26, 2020 - 23:24

Në shumë familje në Rahovec për dekada është komunikuar në gjuhën bullgare. Një veprim i tillë vazhdon edhe sot por shumë më pak. Për këtë ka folur kryetari i kësaj komune, Samajl Latifi.

Ai ka shpjeguar se në qytetin që ai drejton flitet një gjuhë e përzier dhe jo tamam gjuha bullgare.

“Realisht një gjuhë e cila mund të themi që është një gjuhë e përzier, jo shumë e definuar. Ndoshta është përdorur qysh herët”, shpjegoi Latifi në emisionin ‘Natën me Fatmir Spahiun’në RTK.

“Është shumë e rëndësishme për qytetarët e Republikës së Kosovës, për bashkëkombësit tanë me sqaruar që të gjitha traditat, e gjithë trashëgimia e Rahovecit përkundër faktit që flitet, por shumë më pak flitet, sidomos këto vitet e fundit, është tipike shqiptare, absolutisht të gjitha ritet, të gjitha ceremonitë, i gjithë përkushtimi, e gjithë tradita, e gjithë trashëgimia është e ngjashme me çdo pjesë tjetër shqiptare”, shpjegoi ai.