Infektuar: 34295
Shëruar: 21043
Vdekur: 914
Zbehet ndikimi i partive pro-ruse në Qeverinë e re serbe

Zbehet ndikimi i partive pro-ruse në Qeverinë e re serbe

Aktuale October 26, 2020 - 23:10

Në mënyrë të qartë Moska është e pakënaqur me përpjekjen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për të zbehur ndikimin e Rusisë në qeverinë e re në Beograd, thotë për Radion Evropa e Lirë, analisti politik, Cvijetin Millivojeviq.

Partia Socialiste e Serbisë (SPS), e themeluar më 1990, që nga koha e udhëheqësit të saj të parë Sllobodan Millosheviq, ka pasur orientim pro-rus dhe për herë të parë tash është dëbuar nga pozicionet e larta në qeveri. Në 12 vjetët e kaluara dhe në pesë mandate qeveritare, ajo ka mbajtur pozicione të rëndësishme në ekzekutivin serb.

"Pa Ivica Daçiqin, qeveria e re nuk mund të konsiderohet një qeveri në të cilën ka një lojtar të fortë pro-rus. Sigurisht, Moska nuk është e kënaqur me këtë fakt", thotë Cvijetin Milivojeviq, duke komentuar pozicionin e kryetarit të Partisë Socialiste të Serbisë, i cili ka luajtur rol të rëndësishëm politik në çdo qeveri serbe, që nga viti 2008.

Në atë vit, Daçiq dhe partia e tij, duke marrë pozicionin e ministrit të Policisë, u kthyen në skenën politike për herë të parë pas rënies nga pushteti më 5 tetor të vitit 2000. Pastaj, përmes koalicionit me Partinë Përparimtare të Serbisë (SNS) më 2012, Daçiq betonoi pozicionin e tij ne pushtet, përmes funksioneve si kryeministër dhe deri më sot, si ministër i Punëve të Jashtme.

Lexoni të plotë në Radio Evropa e Lirë