Infektuar: 34295
Shëruar: 21043
Vdekur: 914
Nagavci për skandalet e fundit: Nga këta që vodhën vullnetin e qytetarëve as që mund të pritet ndryshe

Nagavci për skandalet e fundit: Nga këta që vodhën vullnetin e qytetarëve as që mund të pritet ndryshe

Aktuale October 26, 2020 - 22:28

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka përmendur skandalet që e kanë shoqëruar Qeverinë Hoti nga fillimi i mandatit, që kjo parti e quan mandat jolegjitim.

Përmes një reagimi në faqen e saj në Facebook, Nagavci ka përmendur skandalet të cilat, sipas saj, erdhën pas deklaratës së tij kur tha “nuk keni parë gjë akoma”, transmeton Zeri.info.

“Vetëm disa nga titujt e ditëve të fundit, pasi zt. Hoti na e tregoi frazën e njohur 'Nuk keni parë gjë akoma'. Avullohen më shumë se sy milionë euro nga Thesari i shtetit. Vidhet arka më shumë se 300 kg nga AVUK-u. Tenderi i Veliut më shumë se trefishi i çmimit të rregullt”, tha ajo përmes një postimi në “Facebook”.

Ndërsa ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, Nagavci ia përmendi tenderët të cilët, siç u raportua në media, i kishte nënshkruar me çmim të trefisht dhe njëherësh ky tender ishte subjekt hetimi nga Task-Forca Antikorrupsion të cilën, kryeministri Hoti e ka shuar javën e kaluar.

”Qeveria jolegjitime Hoti në aksion. Agim Veliu, nënkryetari dhe një nga figurat më të rëndësishme të LDK-së, Ministri i Punëve të Brendshme paska nënshkruar një tender të negociuar me çmim trefish më të shtrenjtë. Raportohet se kjo kontratë është subjekt i hetimeve të Task-Forcës Antikorrupsion të shuar me vendim të Qeverisë Hoti, ku në votim ka marrë pjesë edhe vetë ministri Veliu”, thekson Nagavci, transmeton Zeri.info.

Si përfundim, mandatin e qeverisë Hoti, ajo e quajti "të vjedhur".

“Por nga këta që vodhën vullnetin e qytetarëve as që mund të pritet ndryshe. Hajdutçe e morët pushtetin, hajdutëria dëshmohet qëllimi”, përfundoi Arbërie Nagavci. /Zëri