Vdes zyrtari i LDK-së, Ukë Kalludra

Vdes zyrtari i LDK-së, Ukë Kalludra

Aktuale October 26, 2020 - 16:33

Ka vdekur veprimtari i LDK-së, Ukë Kalludra.

Me rastin e ndarjes nga jeta, të veprimtarit Ukë Kalludra, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka dërguar telegram ngushëllimi.

Mustafa ka vlerësuar veprimtarinë e Kalludrës në Degën e LDK-së në Klinë.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të LDK-së, Ukë Kalludra. Veprimtaria e tij do të mbetet e pa harrueshme për Degën e Klinës dhe LDK-në. Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ju shpreh ngushëllime familjes, miqve, kryetarit të Degës, z. Fadil Gashi, aktivistëve të LDK-së dhe gjithë qytetarëve të Klinës”, thuhet në telegramin e Mustafës./Zëri