Trumpi thotë të ketë fituar Nobelin për marrëveshjen Kosovë-Serbi, para se ta korrigjojë veten

Trumpi thotë të ketë fituar Nobelin për marrëveshjen Kosovë-Serbi, para se ta korrigjojë veten

Aktuale October 26, 2020 - 00:21

Donald Trumpi ka thënë se i ka fituar dy çmime Nobel për Paqe para se ta korrigjonte veten gjatë një tubimi zgjedhor.  

Presidenti amerikan lavdëroi veten për diplomaci ndërkombëtare ndërsa rrejshëm ia atribuoi vetes dy çmime Nobel gjatë një ngjarjeje në Londonderry, New Hampshire, raorton "The Independent".

Trumpi tha të ketë fituar një prej çmimeve prestigjoze për punën e tij në "negocimin e pawes mes Serbisë dhe Kosovës", transmeton Zeri.info. 

Më tej ai tha se ka fituar këtë çmim edhe "për diçka tjetër" dhe insistoi se duhet të marrë një edhe për punën e tij në Siri.

“Serbia dhe Kosova, nënshkruam një marrëveshje, dhe për këtë më dhanë një çmim, më dhanë Çmimin Nobel edhe për diçka tjetër, duhet të më japin Nobel edhe për atë çfarë kam bërë në Siri", tha Trumpi para mbështetësve të tij.

Por, pasi u lavdërua për të arriturat e tij, Trumpi më në fund e korrigjii veten e tij.

“Kur po them Çmimin Nobel, po mendoj nominimin, nuk e di, nuk e di", deklaroi presidenti amerikan.

Për më shumë, shikojeni videon KËTU. /Zëri