Infektuar: 34295
Shëruar: 21043
Vdekur: 914
Kuba do ta shqyrtojë njohjen e pavarësisë së Kosovës

Kuba do ta shqyrtojë njohjen e pavarësisë së Kosovës

Aktuale October 25, 2020 - 11:43

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, ka kërkuar nga Kuba njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Këtë kërkesë, Gramoz Ruçi, ia parashtroi Ambasadores së Kubës në Tiranë, Caidad Yaira Cueto Milian, gjatë një takimi që ai e zhvilloi me të me rastin e fillimit të detyrës së saj.

Pos interesit të Shqipërisë për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe, përmes nxitjes së procesit të konsultimeve politike dhe bashkëpunimit në fushat e ekonomisë, shkëmbimeve tregtare, turizmit, kulturës etj, Ruçi tha se Kuba duhet ta rishikojë qëndrimin e saj për njohjen e Kosovës.

“Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, kërkoi gjithashtu që Kuba të rishikojë qëndrimin e saj dhe të njohë Republikën e Kosovës si edhe të mbështesë anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare”, citohet të ketë thënë Ruçi, raporton Zeri.info.

Ndërkaq, ambasadorja Caidad Yaira Cueto Milian tha se këtë çështje do t’ia paraqesë qeverisë së Kubës.

“Ambasadorja Milian u shpreh se çështjen e njohjes së Kosovës do t’ia paraqesë qeverisë së Kubës”, citon komunikata e Kuvendit të Shqipërisë të ketë thënjë ambasadorja kubane në Tiranë.

Ndër të tjera, Ruçi kërkoi mbështetjen e Kubës edhe për kandidaturën e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për vitet 2022-2023, për çka ambasadorja Milan premtoi mbështetje. /Zëri