I dyshuari hedh shishe benzine në një lokal të Prishtinës, intervenojnë zjarrëfikësit

I dyshuari hedh shishe benzine në një lokal të Prishtinës, intervenojnë zjarrëfikësit

Aktuale October 25, 2020 - 08:49

Një i dyshuar, në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, ka hedhur një shishe me benzinë në një lokal në Prishtinë.

I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ende është i panjohur për Policinë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, njësia e KEDS-it si dhe zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Ngjarja ka ndodhur saktësisht në rrugën "Xhelal Mitrovica", në orën 3:20./Zëri