Tre të dyshuar sulmojnë me thikë dy kamarierë në Prishtinë

Tre të dyshuar sulmojnë me thikë dy kamarierë në Prishtinë

Aktuale October 25, 2020 - 08:41

Tre persona dyshohet të kenë sulmuar me thikë dy kamarier meshkuj në një lokal në Prishtinë.

Si pasojë e këtij konflikti, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe njëri po qëndron ende në QKUK.

Të dyshuarit, meshkuj kosovarë, janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht rasti po hetohet, njofton raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur të premtën, rreth orës 23:30, në rrugën Isa Boletini në Prishtinë./Zëri