Lajmërohet Kadri Shala, tregon historinë e vjedhjes së dy milionë eurove

Lajmërohet Kadri Shala, tregon historinë e vjedhjes së dy milionë eurove

Aktuale October 24, 2020 - 21:48

Kryeprotagonisti i përmendur në vjedhjen e Thesarit të Shtetit, më në fund u bë i gjallë. Përmes vëllait të tij, mbrëmjen e së shtunës ka dorëzuar një letër të shkruar me dorë ne redaksinë e Gazetës Express dhe Televizionit T7.
 

Aty, Shala e përshkruan thjeshte këtë histori e cila është skandali me i madh qeveritar në historinë e Kosovës. Shala thotë se thjesht paratë iu transferuan në llogarinë e tij bankare. Paralajmëron se brenda tre ditësh do te dorëzohet ne Polici.

Kadri Shala emri më i përfolur i këtyre ditëve ka vendosur që të flas për ngjarjen që bëri bujë të madhe e që ka të bëjë me 2,1 milionë eurot që nga Thesari i shëtit, u transferuan në llogarinë e kompanisë së tij “LDA – Group”.

 

Ai ndodhet jashtë Kosovës, por ka shkruar një letër të cilën e ka dërguar në adresë të Gazetës Express dhe T7, përmes vëllait të tij.

Në këtë letër që mban datën 24 tetor 2020, Shala ka treguar historinë se si ka përfunduar një shumë kaq e madhe e parave nga buxheti i shtetit në llogarinë e firmës së tij.