Avdullahu për vjedhjen e 2 milionë eurove: Brengosemi për ardhmërinë e fëmijëve
Analisti politik, Faton Abdullahu ka folur lidhur me vjedhjen e dy milionë eurove nga thesari i shtetit.
Ai dyshon se një vjedhje janë përfshirë një grup i madh i njerëzve.
“Hajnitë janë nga më të ndryshmet…Kaq sa dimë është shumë brengosëse sepse mua më thotë mendja se mund të jetë një grup, një zinxhir njerëzish që e kanë bërë këtë”, thotë Avdullahu.
Duke folur në emisionin ‘DPT te Fidani’ ai thotë se me veprimet e ngjashme po rrezikohet e ardhmja e fëmijëve të Kosovës.
“Ka ardhur deri në atë shkallë sa kur e mendon se si ka pasur mundësi që të bëhet kjo vjedhje atëherë ti brengosesh për shtetin tënd, për ardhmërinë e fëmijëve të tu dhe tua pse pat mundësi të tillë vjedhjeje?”, shtoi ai.
Sipas tij, është shumë e rëndësishme se si do të ballafaqohet shteti me këtë situatë.
“Është brengosëse edhe si do të ballafaqohemi me këto. Kjo është hajni e madhe dhe është brengosëse dhe institucionet duhet t’i qasen shpejt për ta lokalizuar përndryshe kjo harrohet me një hajni tjetër”, përfundoi ai.