Profesori amerikan përkrahë ambasadorin Gashi, thotë se Kosova nuk duhet të bie në grackën e ekstremistëve islamikë

Profesori amerikan përkrahë ambasadorin Gashi, thotë se Kosova nuk duhet të bie në grackën e ekstremistëve islamikë

Aktuale October 23, 2020 - 22:55

Profesori amerikan në Shkollën e Studimeve Profesionale të Universitetit të Nju Jorkut, SHBA, Alon Ben-Meir, njëherësh edhe analist politik, i ka dalë në përkrahje ambasadorit të Kosovës në Francë, Qendrim Gashin i cili ditë më parë ka shpërndarë një artikull të një medie franceze që fliste për vrasjen e një mësuesi, i cili u kishte folur nxënësve të tij për karikaturat e profetit Muhamed.

Profesori amerikan Alon Ben-Meir ka thënë se Kosovarët dhe qeveria duhet të qendrojnë për atë që është e drejtë dhe siç thotë ai “të mos bien në grackën e ekstremistëve islamikë”.

“Ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, është shënjestruar nga një grup i kosovarëve për dënimin e vrasjes brutale të mësuesit francez. Kosovarët dhe qeveria e tyre duhet të mbrojnë atë që është e drejtë dhe të mos bien në grackën e ekstremistëve islamikë”, ka shkruar ai në një postim në "Twitter"./Zëri