Diskutohet zbatimi i masave kundër COVID-19 në institucionet fetare

Diskutohet zbatimi i masave kundër COVID-19 në institucionet fetare

Aktuale October 23, 2020 - 11:00

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka pritur sot në takim sekretarin e Bashkësisë Islame Ahmet Sadriun dhe ipeshkvin Imzot Dodë Gjergji.

Në këtë takim u diskutua për menaxhimin dhe zbatimin e masave kundër COVID-19 në institucionet fetare, njofton ministri përmes një postimi në “Facebook”.

“Shpreha falënderimin tim për angazhimin e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Ipeshkvisë në përkrahje të institucioneve tona për ruajtjen e shëndetit publik në përballje me pandeminë COVID-19. Së bashku vlerësuam si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin midis institucioneve shtetërore, fetare dhe qytetarëve, me qëllim që të zbatohen masat anti-COVID”, shkruan Zemaj në postimin e tij.

Po ashtu ministri ka kërkuar nga qytetarët, “në veçanti nga besimtarët në institucionet fetare, të kenë kujdes, duke respektuar masat e ndërmarra nga Qeveria për të ruajtur shëndetin e të gjithëve nga virusi COVID-19”. /Zëri

Image

Image