Sot pritet të mbahet ankandi i Letrave me Vlerë

Sot pritet të mbahet ankandi i Letrave me Vlerë

Aktuale October 23, 2020 - 10:23

Ministria e Financave ka njoftuar se sot do të mbahet ankandi i dymbëdhjetë për vitin 2020, ku do të emetohen obligacione me maturitet 3-vjeçar në shumën prej 25 milionë eurove.

Sipas Ministrisë, investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu.

“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e Letrave me Vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga bankat komerciale, që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.