Mbi 1200 gjoba për mosrespektimin e masave kundër COVID-19

Mbi 1200 gjoba për mosrespektimin e masave kundër COVID-19

Aktuale October 23, 2020 - 10:05

Brenda një dite Policia e Kosovës ka shqiptuar 1222 gjoba për mosrespektim të masave kundër COVID-19, të vendosura nga institucionet shëndetësore.

Po ashtu janë shqiptuar edhe 968 gjoba për shkelësit e trafikut, bën të ditur Policia përmes raportit 24-orësh.

Ndërkaq, në rrugët e Kosovës brenda 24 orëve të fundit janë shkaktuar 21 aksidente me dëme materiale dhe 12 aksidente me të lënduar.

Policia njofton se gjithashtu janë arrestuar 49 persona, prej tyre 33 janë dërguar në mbajtje.

Image