Të dielën ndryshon ora, akrepat kthehen 60 minuta pas

Të dielën ndryshon ora, akrepat kthehen 60 minuta pas

Aktuale October 23, 2020 - 09:49

Ashtu si çdo vit, java e fundit e tetorit sjell me vete ndryshimin e orës.

Të dielën, në momentin kur ora do të shënojë 03:00, akrepat duhet të kthehen për një orë prapa, në 02:00.

Në këtë mënyrë rikuperojmë orën “që humbëm” në fund të marsit, duke vijëzuar orët me lëvizjen e diellit.

Do të flemë një orë më shumë në mëngjes, por do të humbasim një orë dritë natyrale në mbrëmje.

Kjo mund të konsiderohet dhe epoka e fundit e ndryshimit të orës, pasi shumë vende vitin tjetër do të zgjedhin nëse do të mbajnë orën ligjore ose atë diellore për gjithë vitin.