Mobilizohet KQZ-ja për zgjedhjet e jashtëzakonshme në dy komunat

Mobilizohet KQZ-ja për zgjedhjet e jashtëzakonshme në dy komunat

Aktuale October 23, 2020 - 09:26

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Kjo mbledhje do të mbahet në orën 10:00, është bërë e ditur në njoftimin për media.

Në rend të ditës janë disa pika, bëhet e ditur tutje.

Këto pika janë:

– Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për caktimin e afateve të aktiviteteve zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në Komunën e Podujevës.

– Shqyrtimi dhe miratimi i planit operues për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në Komunën e Podujevës.

Këshilli për Operacione Zgjedhore:

– Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për caktimin e afateve të aktiviteteve zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në Komunën e Podujevës.

– Shqyrtimi dhe miratimi i planit operues për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në Komunën e Podujevës.

– Formimi i Këshillit Mbikëqyrës për aktivitetet e informimit publik për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në Komunën e Podujevës dhe në Mitrovicën e Veriut, që do të mbahen më 29 nëntor 2020.

– Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës së ZRPPC-së për ndryshimin në planin e punës së KQZ-së për vitin 2020.

- Të ndryshme.