Në Spitalin e Pejës 24 pacientë me COVID-19, 6 nga ta në gjendje më të rëndë

Në Spitalin e Pejës 24 pacientë me COVID-19, 6 nga ta në gjendje më të rëndë

Aktuale October 23, 2020 - 08:59

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar për gjendjen e pacientëve me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Në raport theksohet se aktualisht në këtë spital me COVID-19 po trajtohen 24 pacientë.

“Aktualisht po trajtohen 24 pacientë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 19 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa nga këta 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në raportin e Spitalit.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë 242 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga këta 23 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. /Zëri