Aksident në Durrës, vdes një 30-vjeçar
ilustrim

Aksident në Durrës, vdes një 30-vjeçar

Aktuale October 23, 2020 - 08:26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës në orët e para të mëngjesit të së premtes. Një 30-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor.

Mësohet se i riu po udhëtonte në lagjen nr. 15 të qytetit bregdetar kur në orën 02:07 ka humbur kontrollin e mjetit “Golf” dhe është përplasur me shtyllën e ndriçimit rrugor.

Plagët kanë qenë të rënda për 30-vjeçarin me iniciale A.B. Për ngjarjen është ngritur një grup hetimor, që po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit. /tvklan.al