
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Gjatë ditës së sotme do të mblidhen katër komisione parlamentare.
Në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë do të intervistohet ish-zëvendëskryesuesi i Bordit të AKP-së Naser Osmani dhe ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave Haki Shatri.
Ndërsa Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi.
Kurse Komisioni për Integrim Evropian takohet me shefin e Zyrës dhe përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovës, Tomáš Szunyog, në lidhje me raportin për Kosovën 2020 të publikuar nga Komisioni Evropian
Këto janë njoftimet:
Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit Blerim Kuçin. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 11:00).
Komisioni për Integrim Evropian takohet me shefin e Zyrës dhe përfaqësuesin special të BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, në lidhje me raportin për Kosovën 2020 të publikuar nga Komisioni Evropian. (Kuvendi i Kosovës, salla C301, ORA 12:00).
Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston ish-zëvendëskryesuesin e Bordit të AKP-së Naser Osmanin. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 12:00).
Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston ish-ministrin e Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatrin. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 13:00).