Lajçak: Kompromisi Kosovë – Serbi do jetë i dhimbshëm, ata që do ta bëjnë do të jenë në anën e duhur të historisë

Lajçak: Kompromisi Kosovë – Serbi do jetë i dhimbshëm, ata që do ta bëjnë do të jenë në anën e duhur të historisë

Aktuale October 22, 2020 - 16:59

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka marrë pjesë sot në Forumin virtuar të Sigurisë në Beograd.

Lajçak duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se kompromisi do të jetë i dhimbshëm por ata që do ta bëjnë do të jenë në anën e duhur të historisë

“Tri qëllimet e procesit- normalizimi i marrëdhënieve, zgjidhjet në pajtim me normat dhe vlerat evropiane që sjellin rajonin më afër. Kontributin në stabilitetin rajonal. Zgjidhja do të jetë një kompromis i dhimbshëm, por ata që e bëjnë do të jenë në anën e duhur të historisë”, ka Lajçak.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar në këtë forum se Serbia duhet ta pranojë realitetin e ri në Kosovë.

“Ne kemi shumë çështje nga e kaluara, për të zhdukurit dhe shumë çështje të tjera, por ne duhet të ulemi në tryezën e dialogut për të arritur një marrëveshje dhe jo të diskutojmë se atë se çka fitojmë apo humbim. Duhet pranuar realiteti”, ka thënë Hoti./Zëri