Balaj-Halimaj shkarkon këshilltaren për të cilën u tha se babai i saj përfitoi nga 2 milionë eurot e vjedhura

Balaj-Halimaj shkarkon këshilltaren për të cilën u tha se babai i saj përfitoi nga 2 milionë eurot e vjedhura

Aktuale October 21, 2020 - 23:53

Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimi, ka shkarkuar njëren prej këshilltareve të saj.

Balaj-Halimaj, ka bërë të ditur se pas raportimit në media se babai i këshilltares së saj Hajrie Gashi, është i përfshirë në vjedhjen e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i shtetit, ka marrë vendim ta shkrakoi atë, transmeton Zeri.info.

“Pas raportimeve në media se prindi i këshilltares sime Hajrie Gashi është i përfshirë në vjedhjen e mbi 2 milion eurove, kam marrë vendim që znj Hajrie Gashi ,me efekt të menjëhershëm, t’a liroj nga detyra e këshilltares.Znj Hajrie që nga fillimi ka qenë ndër këshilltaret e përkushtuara jashtë mase dhe me sukses ka kryer të gjitha detyrat e ngarkuara nga unë!”, ka shkruar Balaj-Halimaj.

Ajo ka thënë se shkarkimi i këshilltares ka qenë i domosdoshëm edhe pse është e vetëdishme që askush nuk duhet të mbahet përgjegjës për veprimet e familjarëve.

“Edhe pse jam e vetëdijshme që askush nuk duhet të mbahet përgjegjës për veprimet e familjarëve të tij, në këtë rast të saj, për shkak që kemi të bëjmë me një krim shumë të rëndë, lirimin e saj nga detyra e shoh si të domosdoshëm. Këtë vendim e kam marrë për të hequr çdo dyshim para qytetarëve se funksioni i lartë i këshilltares do të mund të përdorej për pengim të drejtësisë!”, ka bërë të ditur zv/kryeministrja nga radhët e Nismës./Zëri