Objekti i Qeverisë merr ngjyrë rozë në shenjë solidariteti me gratë e prekura nga kanceri i gjirit

Objekti i Qeverisë merr ngjyrë rozë në shenjë solidariteti me gratë e prekura nga kanceri i gjirit

Aktuale October 21, 2020 - 22:41

Objekti i Qeverisë së Kosovës është ndriquar me ngjyrë rozë në shenjë solidariteti me të gjitha gratë e vajzat e prekura nga kanceri i gjirit duke iu bashkuar thirrjes për kontrolle dhe diagnostikim të hershëm.

Kryeministrii vendit, Avdullah Hoti në kuadër të muajit kundër kancerit të gjirit i ka inkurajuar të gjitha gratë dhe vajzat që të bëjnë kontrolle dhe të njoftohen me kohë për simptomat e kësaj sëmundje.

“Në shenjë nderimi dhe përkrahje të të gjitha atyre që pësuan dhe atyre që i mbijetuan kësaj sëmundje, shfrytëzoj rastin që në kuadër të muajit kundër kancerit të gjirit, muajit tetor, t'i bëj thirrje dhe t'i inkurajoj të gjitha gratë dhe vajzat që të bëjnë kontrolle dhe të njoftohen me kohë për simptomat e kësaj sëmundje”, ka thënë Hoti.

Ai ka thënë gjithashtu se institucionet e shëndetësisë në Kosovë i ofrojnë të gjitha shërbimet për diagnostikim të hershëm, ndërsa ka treguar se sonte, duke e ndriquar ndërtesën e Qeverisë, i bashkohen thirrjeve për ndërgjegjësim për t'i ndjekur me kujdes këshillat e mjekëve./Zëri