Infektuar: 40117
Shëruar: 25586
Vdekur: 1026
Deputeti Memli Krasniqi infektohet me COVID-19

Deputeti Memli Krasniqi infektohet me COVID-19

Aktuale October 21, 2020 - 21:32

Deputeti i PDK-së Memli Krasniqi është infektuar me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Krasniqi i cili ka thënë se pas disa simptomave, dje është testuar dhe ka rezultuar pozitiv me COVID-19, transmeton Zeri.info.

Ai ka thënë se që nga dje është në izolim dhe po i ndjek rekomandimet e profesionistëve shëndetësore.

“Të dashur miq,Pas shfaqjes së disa simptomave të lehta dhe duke qenë i ekspozuar në ambiente ku persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, dje jam testuar dhe sot kam rezultuar pozitiv edhe unë. Andaj, prej dje jam në izolim dhe po i ndjekë rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë”, ka shkruar ai.

Krasniqi ka ftuar të gjithë që të kenë kujdes të shtuar për vete dhe për rrethin, duke mbajtur distancën sociale, maskat mbrojtëse dhe higjienën personale./Zëri