Aktakuzë për Sami Lushtakun dhe dy të tjerë, dyshohen për tentim-vrasjen e avokatit Gazmend Halilaj

Aktakuzë për Sami Lushtakun dhe dy të tjerë, dyshohen për tentim-vrasjen e avokatit Gazmend Halilaj

Aktuale October 21, 2020 - 17:49

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Sami Lushtakut, Ibrahim Lushtakut e Xhelal Zeqirit për sulmin që i është bërë para gjashtë muajve avokatit, Gazmend Halilaj.

Prokuroria ka ngarkuar dy të dyshuarit Ibrahim Lushtakun (kushëri i Sami Lushtakut) e Xhelal Zeqirin për veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”, ndërsa Sami Lushtakun për veprën penale “kanosje”.

Aktakuza është ngritur sot më 21.10.2020, shkruan Insajderi.

Rasti ka të bëjë me sulmin e armatosur kundër avokatit Gazmend Halilaj, i cili ka ndodhur më 14 prill të këtij viti para shtëpisë së tij në Drenas.

Atentati për të cilin po akuzohet Sami Lushtaku dyshohet të jetë ekzekutuar nga Xhelal Zeqiri dhe Ibrahim Lushtaku, një familjar i afërm i ish-kryetarit të Komunës së Skenderajt. Të dy këta ishin arrestuar nga Policia e Kosovës më 22 prill.

Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, të cilat ishin publikuar më 9 korrik, atentatorët e kishin goditur veturën e parkuar në rrugë të avokatit Halilaj – derisa ai ndodhej brenda saj – me veturën e tyre në lëvizje, para se të qëllonin me armë zjarri në drejtim të tij.

Image