Infektuar: 34295
Shëruar: 21043
Vdekur: 914
2.1 milionë eurot e “avulluara” nga Thesari shkuan në kompaninë “LDA Group SHPK”

2.1 milionë eurot e “avulluara” nga Thesari shkuan në kompaninë “LDA Group SHPK”

Aktuale October 21, 2020 - 16:20

Kompania “përfituese” e 2.1 milionë eurove nga Thesari është nga Llapushniku është , përfituese e 2.1 milionë eurove

Një punëtor i Thesarit të Kosovës, me inicialet L.G, dyshohet se ka bërë transferimin e 2,077,995 milionë eurove përmes katër transaksioneve të ndryshme, në adresë kompanisë, LDA Group Shpk, me bazë në Llapushnik, raporton Radio Evropa e Lirë.

Ky transaksion i dyshimtë është vërejtur nga Drejtoria për Hetim të Krimeve Ekonomike, pas njoftimit nga zyrtarët e Thesarit.

Në dokumentin që e ka parë Radio Evropa e Lirë, i dyshuari L.G është nga fshati Komoran i komunës së Gllogocit, ndërkaq dy të dyshuarit tjerë, që ende gjinden në arrati, janë nga fshati Llapushnik.

Policia ka njoftuar zyrtarisht se të martën në mbrëmje, pas hetimeve të zhvilluara është arritur të arrestohet një i dyshuar dhe dy të tjerë gjenden në arrati.

Bëhet fjalë për personat me inicialet, K.Sh dhe V.Sh, të cilët janë të lidhur me kompaninë në fjalë.

Zyrtarisht është konfirmuar kërkimi i bllokimit të llogarive pasi që dyshohet se një pjesë e parave janë transferuar jashtë vendit. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ky rast është thënë se ka ndodhur me 10 tetor 2020.

Përmes një konference për media edhe ministrja e Financave në Qeverinë e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka konfirmuar se kanë ndodhur katër transaksione të paligjshme në vlerë prej më shumë se 2 milionë eurosh.