Prishtina prin sërish me numrin më të madh të të infektuarve

Prishtina prin sërish me numrin më të madh të të infektuarve

Aktuale October 21, 2020 - 15:10

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKHPK) ka publikuar rezultatet e fundit për COVID-19.

Sipas këtyre rezultateve, pozitivë me COVID-19 kanë dalë gjithsej 124 persona, ndërsa të shëruar 49, shkruan “Zeri.info”.

Numri total i rasteve pozitive është 17.263 raste nga 82.678 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 657 raste të vdekjes.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.836 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.770.

Rastet pozitive janë nga: Komuna Prishtinë 72 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Viti 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe komuna Lipjan 1 rast. /Zëri