Asnjë i vdekur dhe 124 të infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve

Asnjë i vdekur dhe 124 të infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve

Aktuale October 21, 2020 - 15:01

Përmes një postimi në “Facebook”, ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe në laboratorët privatë me metodën RT-PCR janë testuar gjithsej 974 mostra të marra nga SHSKUK-ja, prej të cilave rezultojnë 124 raste pozitive.

Ndërkaq, asnjë rast i vdekjes nga COVID-19 nuk është raportuar gjatë këtyre 24 orëve.

Zemaj tha se është shqetësues numri i madh i të infektuarve në Prishtinë, ku shifra arrin në 72 brenda 24 orëve.

“Komuna, shtabet emergjente, Policia e inspektoratet pres ta rrisin në maksimum kontrollin dhe zbatimin e masave anti-COVID. Para një vendimi ndryshe për kryeqytetin, bashkë për të mirën e të gjithëve! Andaj u bëj apel edhe qytetarëve t’u përmbahen rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë”, ka shkruar Zemaj në “Faceboook”. /Zëri

Image