Infektuar: 38431
Shëruar: 23754
Vdekur: 989
Komisioni për Buxhet nuk e miraton projektligjin për rimëkëmbje ekonomike

Komisioni për Buxhet nuk e miraton projektligjin për rimëkëmbje ekonomike

Aktuale October 21, 2020 - 14:32

Projektligji për rimëkëmbje ekonomike në lexim të dytë në Komisionin për Buxhet dhe Transfere në Kuvend nuk u miratua as sot.

Komisioni vendosi që raporti për projektligjin për rimëkëmbje ekonomike dhe miratimi i tetë amendamenteve të shqyrtohen të mërkurën e ardhshme.

Ky projektligj, mes të tjerash, mundëson edhe tërheqjen e 10-përqindëshit të kursimeve në Trust.

Ndërkaq, Komisioni miratoi raportin vjetor financiar të Buxhetit të Kosovës për vitin 2019, si dhe projektligjin për plotësimin/ndryshimin e Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike. /Zëri