Deputeti i PDK-së thotë se Shpendi po eksperimenton me Prishtinën

Deputeti i PDK-së thotë se Shpendi po eksperimenton me Prishtinën

Aktuale October 21, 2020 - 11:02

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka reaguar ndaj propozimit të kryetarit të Prishtinës për vendosjen e taksës për veturat që hyjnë në kryeqytet, me ç’rast ka thënë se eksperimentet e Shpendit janë të papranueshme.

Shala thotë se ai po vazhdon të eksperimentojë me Prishtinën vetëm që të mbulojë mungesën e projekteve, të cilat ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Sipas tij, një propozim i tillë është absurd dhe qesharak.

“Eksperimentet e Shpendit me kryeqytetin janë të papranueshme! Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, po vazhdon të eksperimentojë me kryeqytetin, në përpjekje që të mbulojë mungesën e rezultateve dhe projekteve, të cilat ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Së fundi ai e bëri publik një propozim sa absurd, aq edhe diskriminues, qesharak dhe i pamenduar mirë”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Ai ka thënë se taksa prej 10 eurove për parkim të veturave është e papërballueshme për buxhetin e qytetarëve, teksa thotë se ka mundësi të tjera të aplikimit te masave më efikase dhe më të pranueshme për reduktimin e ndotjes së ajrit.

“Propozimi që në zonën e qendrës së kryeqytetit të aplikohet taksa prej 10 eurosh për parkim të veturave, në funksion të përmirësimit të cilësisë së ajrit, përveçqë është një taksë e papërballueshme për buxhetin e qytetarëve, nuk është një masë që do të sillte rezultate për qëllimin për të cilin po zbatohet. Nga përvoja ime si ministër dhe zëvendësministër në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, nga përvoja si ligjërues i lëndës së transportit në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, si dhe duke u bazuar në shembujt dhe praktikat që zbatohen në vende të ndryshme, që kanë probleme me ndotjen e ajrit, vlerësoj se ka mundësi të aplikimit të shumë masave tjera më efikase dhe më të pranueshme për reduktimin e ndotjes së ajrit nga transporti”, tha ai. /Zëri

Postimi i plotë i tij: