Me 68 vota për, kalon projektligji për financimin e partive politike

Me 68 vota për, kalon projektligji për financimin e partive politike

Aktuale October 21, 2020 - 10:29

Kuvendi i Kosovës ka vazhduar me seancën plenare, ku do të shqyrtohen pikat e mbetura nga seancat e kaluara.

Në rend dite ishte edhe votimi për plotësimin/ndryshimin e Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike.

Deputetët e Kuvendit e votuan në parim këtë projektligj me 68 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. /Zëri