Lladrovci për tarifën 10 euro në Prishtinë: Edhe në Drenas kemi probleme me qarkullimin, por pagesa nuk është zgjidhje

Lladrovci për tarifën 10 euro në Prishtinë: Edhe në Drenas kemi probleme me qarkullimin, por pagesa nuk është zgjidhje

Aktuale October 19, 2020 - 20:01

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, nuk e sheh të duhur projektin, ku Komuna e Prishtinës ka paraparë taksë për jashtëkryqytetasit, të cilët me automjet duan të kyqen brenda qytetit.

Lladrovci thotë se edhe Komuna e Drenasit ka probleme me qarkullimin në trafik dhe qasjen e qytetarëve në qendër por, tarifat nuk janë zgjidhje.

”Çdo qytet ka vështirësitë e veta për mobilitet”.

”Problemi me lëvizjen, parkingun dhe qasjen e qytetarëve në qendër e kemi edhe ne në Drenas e jo Prishtina”.

”Të gjithë jemi dëshmitarë se një orë në mëngjes e dy pasdite, qarkullimi është i tmerrshëm në Prishtinë, prandaj do rregulluar dhe do marrë vendime të guximshme por jo pagesa për qytetarin”.

Ai madje vlerëson se ofrimi i kushteve më të mira për qarkuillim me automjete në kryeqytet, e më pas gjoba për mosrespektim të kushteve, mund të ishin zgjidhja e duhur, tha ai për Klan Kosova.

”Pagesa nuk është zgjidhje, sepse zgjon reagime të paarsyeshme, gjoba nuk mund të jetë masa e disiplinimit”.

”Por ofrimi i kushteve, ofrimi i mundësive e pastaj gjoba për mosrespektim apo pagesë në pajtim me rrethanat tona”.