Shkolla “Ruzhdi Berisha” deri më 2 nëntor do ta zhvillojë mësimin online

Shkolla “Ruzhdi Berisha” deri më 2 nëntor do ta zhvillojë mësimin online

Aktuale October 19, 2020 - 18:23

Shkolla “Ruzhdi Berisha” në Dragash prej sot nis mësimin në distancë.

Kjo shkollë dje kishte pasur dyshime për të infektuar nga COVID-19, dhe sot pas marrjes së 50 mostrave të testuara, katër mësimdhënës dhe një nxënës rezultuan pozitiv.

Task forca në nivel të DKA-së ka marrë vendim që me 2 nëntor nxënësit të rikthehen në shkollë, transmeton Zëri.

“Procesi mësimor në Shml "Ruzhdi Berisha" në Dragash me datë 20.10.2020 kalon në skenarin C (mësimi në distancë ). Mësimi sipas skenarit A ( me prezencë në shkollë ) rifillon me datë 02.11.2020. Për zbatimin e këtij vendimi kujdeset drejtoria e shkollës "Ruzhdi Berisha" në Dragash”, thuhet në njoftimin e komunës së Dragashit. /Zeri