Nënkryetari i PDK-së: Hoti nuk ka pavarësi në vendimmarrje

Nënkryetari i PDK-së: Hoti nuk ka pavarësi në vendimmarrje

Aktuale October 19, 2020 - 17:56

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, thotë se kryeministri Hoti nuk ka pavarësi në vendimmarrje.

Këtë koment e ka dhënë në emisionin në T7, teksa flet për shkarkimin e dejtorit të Policisë, ATK-së dhe Doganës.

Sipas tij, kryeministri Hoti nuk e anashkalon nga vendimarrja kryetarin e partisë Isa Mustafën.

“Mustafa është një faktor që Hoti nuk mund ta anashkalojë në vendimmarrje, edhe pse kjo nuk do të duhej të ndodhte. Do të duhej të kishte pavarësi në vendimmarrje e këtë nuk po e shohim”, tha Totaj.

Ndërsa, sa i përket shkarkimit të drejtorit të ATK-së, Totaj tha “për fat të keq kemi të bëjmë me një histori të ndërhyrjeve politike të LDK-së në ATK”, tha ndër të tjera ai.