COVID-19 ndalon sërish vizitat në burgjet e Kosovës

COVID-19 ndalon sërish vizitat në burgjet e Kosovës

Aktuale October 19, 2020 - 17:03

Nga kjo e mërkurë do të ndalohen vizitat nëpër burgjet e Kosovës si masë parandaluese kundër përhapjes së COVID-19.

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka nkoftuar sot se duke pas për bazë numrin në rritje të rasteve me COVID-19 në vendin tonë, me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë dhe mbrojtjes së shëndetit të burgosurve dhe stafit në institucionet korrektuese, është detyruar që të ndërmarrë veprime të nevojshme, me ç` rast ka nxjerrë Urdhër Operativ për ndalimin e përkohshëm të vizitave familjare, vizitave të organizatave joqeveritare dhe vikendeve për të burgosur.

Kjo ndalesë fillon së zbatuari nga data 21.10.2020, e deri në një vendim tjetër.

“Si alternativë në të gjitha institucionet korrektuese do mundësohen telefonatat me të shpeshta dhe sistemi i komunikimit virtual përmes SKYPE sipas procedurave institucionale. Po ashtu, për shkak të ndalimi te përkohshëm të vizitave, pastrimi i rrobave për të burgosur do të organizohet në Institucione”, thuhet nën joftim.

Nga ky vendim përjashtohen Institucioni i Avokatit të Popullit dhe mbrojtësit rasteve të gjykimit, të cilat janë në zhvillim./Zëri