Nesër një pjesë e rrugës “Agim Ramadani” do të mbyllet për qarkullim

Nesër një pjesë e rrugës “Agim Ramadani” do të mbyllet për qarkullim

Aktuale October 19, 2020 - 15:42

Për shkak të punimeve të asfaltimit një pjesë e rrugës “Agim Ramadani” do të jetë e mbyllur për qarkullim me vetura.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se kjo pjesë e rrugës do të jetë e mbyllur rreth 12 orë të martën, transmeton “Zeri.info”.

“Prej orës 07:30 deri në orën 18:30 për qarkullim do të mbyllet segmenti prej udhëkryqit të rrugës ‘Arkitekt Karl Gega’ deri tek udhëkryqi i rrugës ‘Bajram Kelmendi’ dhe shtegu-kahja tjetër prej udhëkryqit të rrugës ‘Arkitekt Karl Gega’ deri tek udhëkryqi i rrugës ‘Qamil Hoxha’ (lokacioni ‘Te Pishat’)”, thuhet në njoftim.

Komuna lut qytetarët që të shfrytëzojnë rrugët alternative. /Zëri

Image